Finalja e Conference League, sot përcaktohet se cilët do të jenë dy ekipet finaliste

05/05/2022 15:14

Mbrëmjen e sotme përcaktohet finalja e Conference League kur do të luhen ndeshjet e kthimit mes Romës dhe Leisterit dhe ciftit tjetër Marsej-Feynord e cila do të luhet pikërisht këtu në ‘Air Albania’ stadium.

Prej mëse një muaji stadiumi më i madh dhe më modern i vendit po ndryshon, duke filluar nga fusha, e cila sipas ekspertëve të UEFA-s ka arritur në nivelin e kërkuar me 5 yje, ndërkohë ndryshimet po bëhen edhe në tribunën e medias kudo të ketë një hapsirë më të madhe.

Dhe çështja më delikate dhe më e përfolura e kësaj finaleje janë biletat. Sot  20 ditë nga finalja e madhe jane 13 000 llogari të krijuara dhe 2000 prej tyre janë nga Shqipëria.

Kapaciteti i stadiumit maksimal do të jetë 21.000 vende 9000 bileta i kanë dy skuadrat finaliste dhe vetëm 12.000 mbeten në dispozicion duke konfirmuar që tani një tejkalim të kërkesave me kapacitetin. Burime pranë organizatorëve të kësaj finaleje bëjnë me dije që Biletat do të dalin në shitje sapo të përcaktohet çifti finalist.

Top Channel