Drejt Como-Inter/ Chivu zgjedh Pio Esposito si lëvizjen anti-Como përkrah Thuram
Në fillim festa për fitoren në Bergamo dhe më pas surpriza e hidhur që mori me t’u kthyer në banesën e tij. Kjo është ajo që i ndodhi sulmuesit të Parmës, El Bilal Toure, që pa se banesa e tij ishte grabitur teksa ai ishte në fushën e lojës në New Balance Arena në sfidën e së hënës në 2 nëntor.
Sipas ‘La Gazzetta di Parma’, futbollisti e zbuloi çfarë kishte ndodhur një ditë më pas, kur u kthye në banesën e tij pasi kishte fjetur në Collecchio. Grabitësit kishin thyer derën për të hyrë, vepruan me qetësinë më të madhe duke vjedhur orë e bizhuteri për një vlerë prej 500 mijë eurosh.
Hetimet për këtë ngjarje kanë nisur ku thelbësore do të jenë pamjet e regjistruara nga telekamerat për të zbardhur një vjedhje që duket se është vepër e një grupi profesionistësh.
Top Channel