Japonia shton sanksionet ndaj Rusisë, “ngrin” asetet e 140 rusëve

05/05/2022 19:03

Japonia po ngrin asetet e 140 shtetasve të tjerë rusë dhe po zgjeron masat për ndalimin e eksporteve, përfshirë firmat ushtarake ruse, ka thënë kryeministri i saj gjatë një udhëtimi në Londër.

Masat u njoftuan nga Fumio Kishida i Japonisë pas një takimi në Downing Street me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Duke folur më pas me gazetarët, Kishida tha se dhuna e Rusisë duhet të ketë pasoja dhe se agresioni i saj nuk ishte vetëm një problem për Evropën.

Ukraina mund të jetë Azia Lindore nesër,” tha Kishida kur u pyet nëse kishte paralele midis agresionit rus në Evropë dhe pohimit të Kinës për dominimin e saj në rajonin Indo-Paqësor.

Top Channel