S’ka justifikim për atë që bëra”/ CEO i NVIDA-s pranon aferën me një grua kineze, gjiganti amerikan i teknologjisë nis hetim pas dyshimeve se ajo e përgjonte
Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur brenda një valixheje të lënë në trotuar.
Viktima dyshohet se është një grua, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të vdekjes. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës, 8 nëntor, në qendër të kryeqytetit grek, në kryqëzimin e rrugëve Alkamënus dhe Harisis.
Sipas mediave greke, një 29-vjeçar, shtetas i huaj, vuri re një valixhe nga e cila vinte një erë shumë e rëndë. Ai u paraqit në komisariatin e zonës dhe njoftoi policinë për praninë e saj. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët hapën valixhen dhe zbuluan brenda saj një trup të pajetë.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, trupi dyshohet se ndodhej në një gjendje të avancuar dekompozimi. Në vendngjarje mbërriti mjeku ligjor, ndërsa policia rrethoi zonën për të kryer ekzaminimet dhe mbledhur provat e nevojshme.
Deri tani nuk është bërë publik identiteti i viktimës dhe as koha e saktë e vdekjes. Autoritetet greke po hetojnë se si përfundoi valixhja në trotuar dhe kush e transportoi apo e braktisi atë në këtë zonë të Athinës.
Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes apo nëse kemi të bëjmë me një vrasje. Policia pritet të mbështetet te ekspertiza mjekoligjore dhe provat e mbledhura në zonë për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur kryeqytetin grek.
Top Channel