Alibeaj- deputetëve: Deri të dielën sillni kriteret dhe procedurat për presidentin e ri

05/05/2022 20:07

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka lënë afat deri të dielën në darkë afat deputetëve që të sugjerojë kriteret për zgjedhjen e Presidentit dhe rregullat e procedurës që do të ndiqet.

Enkelejd Alibeaj: Në vijim të mbledhjes së sotme dhe asaj që u dakordësua, secili anëtar i grupit, deri të dielën në darkë, mund të sugjerojë kriteret që do propozojmë për zgjedhjen e Presidentit, dhe rregullat e procedurës që do ndiqet për përzgjedhjen konsensuale, ku opozita të ketë rol thelbësor në proces. Me pas kryetari i grupit do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar.

Gjithashtu, në vijim të porosisë për komisionet e posaçme, lutem dërgimin e kërkesave për pjesëmarrje në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore dhe territoriale, me qëllim që më pas të vendosim përbërjen në mbledhjet në vijim.

Top Channel