
Misioni Crew-3 i NASA-s u po kthehet në Tokë t pas gjashtë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Anija kozmike SpaceX Dragon Endurance me astronautët e NASA-s Kayla Barron, Raja Chari dhe Tom Marshburn, si dhe astronautin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës Matthias Maurer u shkwput nga laboratori orbital gjatë natës sw tw enjtes.
Udhëtimi i tyre 23.5 orësh i kthimit do të përfundojë kur ata të zbresin në brigjet e Floridës në orën 12:43 të mëngjesit të së premtes .
Ata lënë pas një astronaut italianë dhe tre amerikanë të Crew-4, dhe tre kozmonautë rusë. Përpara nisjes, Marshburn ia dorëzoi komandën e stacionit rusit Oleg Artemyev.
Gjatë misionit të tyre, Crew-3 kreu qindra eksperimente shkencore, mes tyre edhe duke eksploruar se si betoni ngurtësohet në hapësirë dhe monitorimin e Tokës.
Top Channel