SPAK kërkoi shpalljen fajtor të Sali Hasës ish-prokuror i Sarandës për të cilin akuza thotë se përgjimet e ekspozuan duke marrë ryshfet për të pushuar hetimet.

Për akuzën e korrupsionit dhe mos deklarimit të pasurisë, SPAK kërkoi dënimin me 5 vite të Sali Hasës, që ishte prokuror deri qershorin e vitit 2021.

Por në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ish prokurorin, u propozua të aplikohet zbritja e dënimit me 3 vjet burg.

Për shtetasin Emiliano Mirani që u mbyll hetimi, u kërkua dënimi i tij  me 2 vite e gjashtë muaj burg, kurse 1 vit heqje lirie për familjaren e tij e cila dyshohet se ndërhyri tek prokurori.

Për episodin tjetër, atë të lehtësimit të hetimeve për një të arrestuar, SPAK kërkoi dënimin e ish-oficerit Napolon Hodaj me 2 vite burgim.

Në total për të gjithë të akuzuarit Altin Dumani kërkoi dënimin e tyre me 18 vite heqje lirie.

Veç dy episodeve të korrupsionit, përgjimet zbuluan edhe trukimin e ndeshjes. Sipas përgjimeve rezultati i ndeshjes të mbajtur në mars 2020 u paracaktua, dhe për këtë u kërkua dënimi i ish-arbitrit Qerim Ruci.

Top Channel