Vrasja e Qemal Stafës/ Sot 80 vjetori i vrasjes. Historianët: Ishte intelektuali i luftës antifashiste

05/05/2022 19:41

Akadmeia e Shkencave ka përkujtuar në këtë 5 maj 80-vjetorin e rënies heroike të Qemal Stafës.

Skënder Gjinushi: Nuk është e rastit që dita e vrasjes së Qemal Stafës u caktua si dita e dëshmorëve. Si dita e nderimit të gjithë atyre që vunë jetën e tyre në shërbim të atdheut duke bërë sakrificën më sublime.

Në këtë jubile, Akademia e Shkencave duke vlerësuar , një prej  figurave më të rëndësishme të mendimit dhe veprimit përparimtar  shqiptar për çlirimin e vendit ka përgatitur një botim  të veçantë për jetën e tij heroike

Gjinushi: Qënia në krye të kësaj lufte të Qemas Stafës tregon se ajo nuk ishte një luftë kacakësh, po një zgjedhje historike për shqiptarët duke na vendosur në krahun e aleancës kundër fashistëve. Në krahun e së mirës kundër të keqes.

Në vepër janë përfshirë edhe krijimtaria e tij  letrare e artistike, dokumente autentike që kanë lidhje me veprimtarinë e tij  dhe disa prej shkrimeve më cilësorë, që i janë kushtuar që nga gushti i  vitit 1942 deri më sot.

Marenglen Kasmi: Qemali është një figurë e rëndësishme, e qartë, imponuese dhe me një personalitet të gjithanshëm.

Hamit Kaba: Kur njihesh me shkrimet e tij nuk mund të mos e admirosh për kulturën.

Qemal Stafa ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve. Gjithashtu shkrues poezish dhe sprovash letrare me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës”. Dita e vrasjes së tij është përcaktuar si datë simbolike për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve nga regjimi komunist e deri më sot.

Top Channel