Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD/ Salianji: Deputetët duhet të ulen dhe t’i japin zgjidhje krizës

05/05/2022 17:00

Deputeti demokrat Ervin Salianji në një deklaratë për mediat para mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së u shpreh se së pari deputetët duhet të ulen dhe të bien dakord me njëri-tjetrin, para se të ulen me palën tjetër në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

“Mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm personal duke mos u dhënë hapësirë diskutimeve për zgjidhjen e krizës dhe ecjen përpara të Reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore. Grupi duhet të hyjë në një hulli të rregullt. Kryesia duhet të mblidhet me rregull. Është e palogjikshme që ndërsa kërkojmë të ulemi me Ramën ndërkohë që nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh. Deputetët duhet të ulen dhe t’i japin zgjidhje krizës”, tha ai.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj thirri sot Grupin Parlamentar të PD-së për herë të parë pasi u vendos shkarkimi i tij nga “Rithemelimi”.

Top Channel