Avioni i linjave britanike kthehet sërish në Londër prej ‘trajnimit’ të pilotit ndihmës (fotot)

05/05/2022 18:01

Një avion i linjave britanik Virgin Atlantic që fluturonte drejt New York u detyrua të kthehej përsëri në Londër ku u bë e qartë se piloti ndihmës nuk ishte i kualifikuar të fluturonte pasi nuk kishte përfunduar testimet finale, njoftoi linja ajrore.

Avioni model Airbus A330 kishte rreth 40 minuta që fluturonte drejt aeroportit JFK në New York të hënën, kur dy pilotët vunë re atë që kompania më vonë do të quante “gabim rekrutimi,” shkruan rrjeti Telegraph .

Kapiteni i avioni nuk ishte një trajnues i kualifikuar dhe rrjedhimisht nuk mund të fluturonte me një pilot ndihmës që nuk kishte përfunduar protokollet e trajnimit, njoftonte agjencia.

Pas kthimit në aeroportin e Heathrow, oficeri ndihmës u ndërrua dhe fluturimi rinisi rrugën, duke arritur në destinacion me 40 minuta vonesë.

Kompania tha se pilotët ishin të liçensuar dhe të kualifikuar të operonin, mes tyre kapiteni qe kishte mijëra orë fluturim në 15 vjet me kompaninë Virgin Atlantic.

Ndërsa oficeri ndihmës kishte ardhur në punë në 2017, dhe ishte në pritje të “vlerësimit final” për fluturimet.

“Për arsye të një gabimi në listimin e personelit, fluturimi VS3 nga aeroporti Heathrow në Londër drejt New York-JFK u rikthye nga u nis pak pas ngritjes,” thuhej në njoftim.

“Oficeri që fluturonte me kapitenin me eksperiencë, u zëvendësua me një tjetër pilot, sipas protokolleve të Virgin Atlantic dhe standardeve të industrisë,” tha zëdhënësi.

FOTO GALERI
1/3
Rruga e pershkruar nga fluturimi

Top Channel