Zgjedhja e presidentit të ri/ Deputetët-Alibeajt: Të marrim pjesë në tryezë me PS, të nxjerrim disa kandidatë edhe pse Rama i ka numrat

05/05/2022 18:15

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së ka nisur me debat mes deputetëve Ervin Salinaji dhe Enkelejd Alibeaj.

Siç theksoi edhe për mediat para se të futej në mbledhje, Salianji u shpreh se anëtarët e PD-së duhet të kenë komunikim njëherë të gjithë me njëri-tjetrin, më pas të komunikojnë me palën tjetër. Deputetët Çollaku, Korreshi dhe Xhaferraj kërkuan që PD të marrë pjesë në tryezën e zgjedhjes së presidentit, duke propozuar disa emra me kritere, edhe pse PS i ka votat.

Diskutimet:

Salianji-Alibeajt: Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore nevoje absolute për ne. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët, nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ul me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin.

Kreshnik Çollaku: Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet.

Saimir Korreshi: Duhet të pyesim dhe të vendosim bashkë me ata që nuk janë prezent nëse do marrim pjesë apo jo. E para kjo.  Në bojkotet koha ka treguar që kanë qenë të gabuara dhe s’na ka dhënë të drejtë.  Duhet të kemi të qartë që Rama e vendos vetë presidentin edhe pa ne pasi po ne e kemi ndryshuar më herët kushtetutën.  Procesi mos të kushtezohet vetëm te emri por një proces që të ketë procedura dhe kritere nëse nga pala tjetër nuk pranohen s’kemi pse bëhemi fars.  Ne duhet të propozojme një figure e cila të jetë e pranueshme për shqiptarët që i perfaqëson të gjithë ata.

Xhaferraj: Të marrim pjesë por mos të përdoremi nga procesi. Të negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin.

Gështenja: Ne duhet të marrim pjesë në proces. Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numrat ne duhet të marrim pjesë duke vendosur kritere të sakta se kush duhet të jetë presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidatë potencialë që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me integritet. E sigurt që qytetarët do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që presidenti të jetë një antikomunist që nuk shitet e nuk blihet.

Gazment Bardhi: Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin përse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina Rudina dhe Murrizi, në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD

Top Channel