Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca e ftuar në emisionin  Top Story në Top Channel tha se Duhet të ishin hequr sendet e ndaluara në momentin kur Ilvi Meta është futur në qeli.

“Shpreh ngushëllimet për familjen. E kuptoj dhimbjen e tyre dhe që ndihen të pafuqishëm para kësaj situate. Në komisariatin e Kavajës, kishim kryer një inspektim, e kishim të freskët vizitën. Shkuam dje, e ndoqëm dinamikën në vend. Personi është shoqëruar në rajon në orën 11. Gjatë kësaj kohe, kur ishte i shoqëruar, është marrë vendimi i gjykatës, është arrestuar për këtë vepër penale. Nuk janë marrë deklarime, nuk kishte pyetje formale për këtë qytetar. 4 të pasdites u fut në dhomën e sigurisë. Ky qëndrim është i përkohshëm.

Problemi ka të bëjë, personi ka qenë në përgjegjësinë e shtetit. Pistën e vrasjes, së vetvrasjes, dhuinës psikologjike. Deri më tani, është vetëvrasje. Hetimi nuk ka përfunduar.

Ne kemi parë pamjet që lidhen me momentin e arrestimit. Nga kamerat shikohet nëse ka tutë apo jo veshur. Duhet të kishte kryer një kontroll të imët për të hequr sendet e ndaluara, ky është një send i ndaluar, edhe në rastin që  personi do të ishte vetëvarur ka ardhur nga mospërgjegjësia e punonjësve të policisë”, tha Ballanca.

Top Channel