Shkolla fillore “Shaban Shala” në Podujevë i mbylli dyert për nxënësit të enjten për shkaqe sigurie.

Të mërkurën pasdite, po punohej në rinovimin e çatisë së shkollë. Gjatë kohës sa punëtorët po kryenin pastrimin hasën në disa mjete që dyshohet të ishin shpërthyese. Punëtorëve ato u ngjasuan me mina.

Drejtori i shkollës thotë që u informua policia që i largoi mjetet e dyshimta shpërthyese.

Rafet Berisha: Punëtorët nuk kanë pasur njohuri se çka munden me qenë ato, pastaj në bazë të disa pamjeve që i kanë pa edhe disa njerëz të tjerë kanë pas dyshime se munden me qenë ndonjë lloj i minave. Duket se kanë qenë 4 ose pesë.

Shkolla ka kohë pa u rinovuar që nga koha e ndërtimit të saj dhe më parë askush nuk ka hasur në mjete të tilla.

Rafet Berisha:  Kjo pjesa e vjetër që nga lufta e fundit nuk është rinovuar, kështu tash është filluar me rinovimin e ka mbeturina të ndryshme. Nuk është marrë dikush me atë pjesë e me hasë në gjëra të tilla.

Policia të enjten ka larguar nga objekti i shkollës të gjitha mjetet e dyshimta, megjithatë ende pritet një raport mbi sigurinë në shkollë dhe fillimin e procesit mësimor.

Top Channel