Zgjedhja e presidentit të ri/ Bardhi: Të propozojmë kriteret, Alibeaj t’i përmbledhë qëndrimet dhe t’i dërgohen PS-së

05/05/2022 18:45

Në mbledhjen e grupit të PD-së për uljen në tryezë me maxhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri, deputeti Gazment Bardhi tha se duhen propozuar kriteret dhe procedurat.

Në fjalën e tij Bardhi shtoi se PD nuk duhet të kompleksohet nga sulmet e Berishës, dhe as nuk duhet të përçahet.

Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhe për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajme PD. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina Rudina dhe Murrizi, në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD”, tha Bardhi.

Bardhi shtoi se vetëm nëse pranohen rregullat e procesit, PD do të ulet në tryezë me PS për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai propozoi që secili deputet të dërgojë emrat kandidatë për president dhe kryetari të përmbledhë qëndrimet dhe t’i dërgohen PS-së.

“PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kritret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër. Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë”, shtoi Bardhi.

Top Channel