Policia e Fierit ka kryer kontrolle masive gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve, gjatë të cilit u angazhuan rreth 180 forca policore .

37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrolleve është zbuluar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, dhe si pasojë është arrstuar në flagrancë një 63-vjeçar.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 63 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

 

Top Channel