Mikel Arteta konfirmohet në stolin e Arsenalit. Klubi londinez ka arritur akordin e rinovimit me trajnerin spanjoll, që drejton ekipin prej dhjetorit të vitit 2019. 40-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re deri në vitin 2025 me ekipin ku ka luajtur edhe si futbollist.

Jam i lumtur, i emocionuar dhe mirënjohës. Jam realisht shumë i lumtur sot”, deklaroi Arteta në lidhje me rinovimin. Bashkë me të ka firmosur zgjatjen e kontratës edhe Jonas Eidevall, trajneri i skuadrës së femrave të Arsenalit.

Na pret një verë e madhe përpara, është e rëndësishme të kemi këtu menaxherin tonë”, deklaroi braziliani Edu, drejtori teknik i klubit ishullor pas firmosjes së kontratës së re nga Arteta.

Arsenali po kalon një moment shumë të mirë në Premier League. Djemtë e Artetës kanë fituar tre ndeshjet e fundit përballë Chelsea, Manchester United dhe West Ham, duke u renditur në vend të katërt me dy pikë mbi Tottenhamin ndjekës./supersport

Top Channel