Pandemia e Covid-it ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Vlerësimi i shumëpritur i OBSH për numrin e përgjithshëm të vdekjeve të shkaktuara nga covid vendos më në fund një numër në ndikimin e gjerë të pandemisë .
Kjo shifër është 13% më shumë vdekje sesa pritej normalisht gjatë dy viteve, ose tre here më shumë sec pritej.
OBSH: Shumica e vdekjeve janë të përqendruara në Azinë Juglindore, Evropë dhe Amerikë. Vendet më të prekura janë Brazili, Egjipti, India, Indonezia, Meksika, Peruja, Federata Ruse, Afrika e Jugut, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto llogaritje nga OBSH marrin gjithashtu parasysh vdekjet që nuk ishin drejtpërdrejt për shkak të Covid-it, por ishin të shkaktuara nga efektet e tij, si përshembull njerëzit që nuk kishin akses në spitale për të marrë kujdesin që u duhej.
OBSH beson se shumë vende nuk numëruan numrin e të vdekurve nga Covid .
Top Channel