Iu sekuestruan tetë makineta që përdoreshin për lojëra fati, shpallet në kërkim 59-vjeçari (Emri)

06/05/2022 09:22

8 makineta që përdoreshin për lojëra fati janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në Tiranë dhe është shpallur në kërkim administratori 59-vjeçar Sotir Beqo.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim nga ky shtetas, në zonën e quajtur ”Selvia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta që përdoreshin për lojërat e fatit.

Ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e administratorit të lokalit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Top Channel