Izraeli nuk gjen qetësi,  3 të vrarë në një sulm të dyshuar terrorist

05/05/2022 22:53

Tre persona janë vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën në një sulm që dyshohet të jetë terrorist në qytetin qendror izraelit, Elad.

Policia tha se incidenti, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Izraelit, u krye nga dy persona. Njëri qëlloi me armë ndërsa tjetri sulmoi njerëzit me sëpatë, tha policia.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë automjete të shumta të urgjencës dhe prani të shumtë qytetarësh.

Sulmi është i fundit në një seri incidentesh të dhunshme që kanë vënë në rrezik Izraelin dhe territoret palestineze në javët e fundit.

Muajin e kaluar, dy persona u vranë dhe më shumë se një duzinë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një bar në një zonë të populluar të Tel Avivit.

Dhe gjatë vetëm një jave në mars, 11 njerëz u vranë në tre sulme në qytetet izraelite.

 

Top Channel