Hapet rruga e Rinasit/ ARRSH: Kthehet me dy drejtime lëvizjeje deri në zgjidhje përfundimtare

05/05/2022 14:58

Rruga që të çon për në aeroportin e Rinasit është kthyer me dy sense lëvizje.

Pas protestave të banorëve të Rinasit të cilët penalizoheshin nga ky ndryshim, Autoriteti Rrugor Shqiptar e ktheu sërish lëvizjen në rrugë sic ishte por apelon mjetet që vijnë nga veriu që të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun ndërsa këshillon ushtarët që të marrin në konsideratë fluksin e latë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.

Ky ishte moment që banorët në ditën e katërt të protestës  morën lajmin se rrugën mund ta përdorin nga të dyja kahet.

Të njëjtët banorë që në 97 mbrojtën aeroportin e vetëm në vend,  25 vite më vonë protestuan për të kundërshtuar  ndryshimin e lëvizjes së rrugës, vendim ky që i izolonte pasi nuk kishin mundësi të dërgonin fëmijët në shkollë apo të shkonin në punë.

Pas rikthimit të lëvizjes së rrugës që të con për në aeroportin e Rinasit, ministria e infrastukturës prezantoi ndërhyrjen që do të bëhet për një rrugë të re alternative që pritet të jetë gati në muajin korrik.

Me nisjen e sezonit turistik pritet fluks i lartë i qarkullimit të mjeteve drejt aeroportit për shkak të turistëve që vizitojnë vendin tonë apo të vendasve që largohen për pushime jashtë.

Top Channel