
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së Grupit Parlamentar u shpreh se të gjithë deputetët duhet të japin kriteret, cilësitë që duhet të ketë presidenti i ardhshëm i vendit, të cilat më pas do të sintetizohen dhe diskutohen për të rënë dakord për një emër të përbashkët.
Në lidhje me mungesën e 30 deputetëve ai u shpreh se nuk e sheh grupin si demonstrim numrash, por deputetët e kanë detyrim ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur, që të marrin pjesë.
“Në aspektin organizativ mbledhje tjetër të hënën, të gjithëve iu kërkua që në lidhje me këtë proces të zgjedhjes së presidentit të ofrojnë kriteret, ku deputetët e PD si e imagjinojnë ata, cili duhet të jetë profili, kriteret të atij që duhej të jetë i pari i vendit. Të mos jemi fasadë, marrja pjesë në procese parlamentare është detyrim jo vetëm kushtetues, por edhe ndaj zgjedhësve tanë, të cilat duhet t’i përmbushim.”, tha ai.
“Është e rëndësishme kritere, profili që do të donin shqiptarët të ishte president, nuk duhet të përdoremi, pavarësisht se çfarë thuhet lart e poshtë, propozimet e të gjithë kolegëve do të sintetizohen dhe diskutohet në mbledhjen e radhës te grupit parlamentar. Unë refuzoj ta shoh si një demonstrim numrash, nuk vendosen deputetët në testin e 31, 35, unë besoj deputetë e PD e kanë dinjitetin, identitetin e kanë kurajën civile dhe politike për ta mbajtur. Unë refuzoj që ta cilësoj gripin çështje numrash, është detyrimi, çështja për të cilën është zgjedhur”, theksoi Alibeaj.
Top Channel