Sa të sinqerta janë negociatat për zgjedhjen e presidentit?/ Gjiknuri: Jemi të hapur për të dëgjuar emër nga palët e tjera, jemi në funksion të sinqeritetit

06/05/2022 10:16

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

I pyetur nga gazetarët nëse ky proces është i sinqertë, Gjiknuri u shpreh se çdo procedurë po bëhet në funksion të sinqeritetit.

Gjiknuri tha se PS-ja është e hapur të konsiderojë edhe emra të propozuar nga opozita, mjafton të plotësohen kriteret e vendosura nga qeveria dhe propozimi nuk do të ketë paragjykime.

Gjiknuri: Kur PS bën thirrje për tu ulur në tavolinë për të negociuar, sigurisht që është e sinqertë, pse jo edhe për të dëgjuar edhe ndonjë emër nga ata. Veprimet e PS kanë qenë në funksion të sinqeritetit. Në momentin që e diskutojmë për profil dhe jemi të hapur të dëgjojmë emra, mund të ketë një emër të propozuar nga PD që është i pëlqyeshëm nga të dyja palët. Kur ulesh në një negociatë ulesh pa paragjykime por me dis parime.

Parimet janë ato që ne kemi thënë, të mos ketë profil politik, pa ambicie të mëtejshme politike siç ishte rasti i Moisiut. Nuk do të thotë të mos ketë qenë politikan por që ta ketë mbyllur interesin politik aktiv. Këtë mishëron Kushtetuta. Emri do të dalë pasi të biem dakord për profilin.

Top Channel