Trump mbron CEO-n e gjigantit amerikan të teknologjisë pas aferës me biznesmenen kineze që dyshohet se e përgjonte: Është njeri i ndershëm, e ka ndihmuar shumë vendin tonë 09/11 10:30
Ndërsa lufta merr çdo dite jetë të pafajshme, prej javësh, vullnetarët dhe stafi në një kopsht zoologjik pranë Kharkiv kanë ndihmuar në evakuimin e kafshëve për t’i mbrojtur nga bombardimet ruse.
Këtë javë, vullnetarët po lëviznin buallet afrikane. Ndërsa kafshët u ngarkuan në transporte të mërkurën, parku u vu përsëri nën zjarr artilerie.
Mes lotësh, Oleksandr Feldman, pronari i parkut, tha në një postim në Facebook se një vullnetar 15-vjeçar ishte vrarë në sulm. Ai ndihmonte për të ushqyer dhe për të evakuuar kafshët.
Feldman tha se adoleshenti ishte anëtari i gjashtë i ekipit kopshtit zoologjik që ishte vrarë.
Top Channel