Heronjtë e policisë/ Tre martirë i “bashkohen” shokëve tek “Dëshmorët e Kombit”

05/05/2022 19:44

Xhoeli sot duhej ti gëzohej kujdesit e ledhatimeve të gjyshit siç ndodh me shumë bashkëmoshatar të tij.

Por gjyshi i tij Elham Elezaj në 9 korrik të vitit 1998 u nis ne nje aksion të policisë, nga i cili nuk u kthye kurrë.

Ne përpjekje për të neutralizuar një person që kishte  marrë peng pjesëtarët e një familjeje, mes të cilëve kishte gra e fëmijë në zonën e Oxhakut Tiranë, ai humbi jetën. Kolegu i tij Ëngjëllush Avdulaj kujtoi se si e kishte njohur Elham Elezajt që kur ata ishin student në akademinë e rendit.

Kanë kaluar pesë vite nga ekzekutimi tek dera e shtëpisë e ish drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku. Por porositësit e kësaj vrasje nuk janë përballur akoma me drejtësinë.

Xhoeli Bashkë me nënën, erdhi nga Italia e  derdhën lot, ndërsa arkmorti i Elham Elezajt, se bashku me dy martireve te tjere te policisë, Artan Cukut dhe Rufan Hakramës u vendosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ne këtë takim te dyte me vdekjen te martireve te policisë, rene ne 30 vitet e fundit, kundërshtarët politike, u bene bashkë.

Top Channel