Alibeaj para mbledhjes së grupit parlamentar: Nuk më njeh “Rithemelimi”, e çfarë pastaj?

05/05/2022 17:09

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, para nisjes së mbledhjes së grupit, ka ironizuar edhe qëndrimin e “Rithemelimit” që e shkarkoi atë nga posti i kyetarit.

Para selisë së PD-së, Alibeaj tha detyrimi i tij është të degjojë deputetët e PD-së dhe të respektojë zërin e secilit.

Enlelejd Alibeaj: E kam ftuar unë grupin. Nuk më njeh kush? Rithemelimi! Po çfarë pastaj?. Ka shumë çështje axhenda parlamentare, sot për shembull ishte fitoja e vogël e banorëve të Rinasit. Kam detyrimin që të dëgjoj deputetët e grupit të PD. Është e rëndësishme që për çështje të rëndësishme, edhe minore do të duhet të respektohet zëri i secilit deputet. Do të pyes deputetët dhe nëse janë dakord do të merrni pjesë. Megjithatë për çdo rast e dini se do të ketë gjithmonë një deklarim për shtyp.

 

Top Channel