Dorëshkrimi i vjedhur i Nostradamus i rikthehet librarisë në Romë (fotot)

05/05/2022 17:27

Libri që besohet se është vjedhur 15 vjet më parë është rizbuluar kur u nxorr në një ankand në Gjermani.

Dorëshkrim i lashtë i astrologut francez Michel de Nostredame, i njohur tashmë si Nostradamus, ishte vjedhur nga një librari në Romë por është kthyer tashmë në kryeqytetin italian.

Dorëshkrimi i titulluar “Profecitë e M. Nostradamus” daton nga 300 vjet më parë por nuk është e qartë se përse dorëshkrimi me rreth 500-faqe ishte vjedhur nga qendra e studimeve historike Barnabite në Rome.

Libri kishte dalë në një treg sendesh të përdorura në Paris dhe në qytetin gjerman të Karlsruhe para se një koleksionist ishte pjekur ta shiste ne shtepine e ankandeve  Pforzheim, Baden-Württemberg, me njw ccmim prej  €12,000.

Po prillin e vitit që shkoi, agjentë të mbrojtjes kulturore italiane e hasën librin në një ankand dhe e identifikuan si kopja e librarisë së Romës dhe në faqet e tij kishte stampa të vitit 1991.

Prokurori publik i Romës tha se kishte kontaktuar me homologet gjermanë në Pforzheim, të cilët nisën verifikimiet.

Ata përcaktuan se libri i famshëm për parashikimin e eventeve të rëndësishme botërore, ishte një vepër origjinale e Nostradamus, dhe ai që ishte trafikuar aty pas vjedhjes në Romë.

Grupi i mbrojtes së trashëgimisë kulturore italiane është krijuar prej vitit 1969 dhe thotë se ka rekuperuar më shumë se 3 milionë vepra të vjedhura. Në dhjetor  2021 SHBA kishte rikthyer më shumë se 200 vepra të lashta arti ne Itali.

FOTO GALERI
1/3
Dorëshkrimi me rreth 500-faqe ishte vjedhur nga qendra e studimeve historike Barnabite në Rome.

Top Channel