Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj Jozefin Marku, shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K. Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe vendosjen në stop-listë të të dyshuarit, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij. Veprimet janë ndërmarrë në bazë të dispozitave ligjore të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili zbatohet ndaj çdo personi të huaj që ka kryer vepër penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës ndaj shtetasit të saj.