Një stallë lopësh është përfshirë nga flakët në zonën e Levanit në Fier, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar sasi të mëdha ushqimi për bagëtitë, si dhe disa makineri bujqësore që ndodheshin brenda stallës. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shpëtimin e më shumë se 20 krerëve lopë, duke shmangur një tragjedi më të madhe.