Në territorin e vendit janë aktivizuar dy vatra zjarri këtë të premte, përkatësisht në Krujë dhe në Fier. Fshati Greps i Njësisë Administrative Nikël të Krujës është përfshirë nga flakët, ku zjarri është përhapur në një sipërfaqe pyjore me pemë dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse nga Kruja, të mbështetura nga ekipet e Kamzës dhe Tiranës, ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës. Ndërkohë flakët po përhapen në drejtim të fshatit Mukje dhe shqetësim mbetet arritja e flakëve drejt banesave. Për shkak të terrenit të vështirë dhe intensitetit të zjarrit, pritet që në operacion të ndërhyhet edhe nga ajri.