Mes tymit dhe flakëve, ky çift bashkëshortësh, rrezikoi jetën këtë të premte në Fier në përpjekje për të mos lejuar avancimin e flakëve drejt banesës së tyre që ndodhej aty pranë. Edhe pse të pafuqishëm përballë zjarrit dhe duke sfiduar tymin, ata u përballën mes flakëve pavarësisht rrezikut për jetën. Pamje të dy heronjve që ashtu si shumë të tjerë u përballën me zjarrin që përfshiu zonën e Qafës së Koshovicës. Era e fortë I drejtoi flakët drejt banesave. Ndërkohë forca të shumta policie nisën evakuimin e banorëve. Bizneset po ashtu rrezikuan të digjeshin.