Top Channel/ Farage tronditet nga skandali. Dy ndihmës largohen, akuza për financime të paligjshme
04/09/2026 16:09

Një investigim me kamera të fshehta trondit Reform UK në nisje të konferencës vjetore të partisë së Nigel Farage. James Orr, drejtues i politikave të partisë, dhe Dan Jukes, një prej ndihmësve më të afërt të Farage, kanë lënë postet pas pretendimeve se Reform UK ka përfituar financim të palejuar nga jashtë vendit. Në qendër të çështjes janë tre sondazhe me një kosto prej 32 mijë e 500 paundësh, që sipas Channel 4 News u paguan nga një kompani amerikane. Ligji britanik nuk lejon kompanitë e huaja të financojnë partitë politike, përfshirë pagesat për kërkime apo sondazhe. Personat që u paraqitën si donatorë ishin në të vërtetë gazetarë investigativë të infiltruar. Në regjistrimet e publikuara, Orr dëgjohet duke diskutuar mënyrën se si financimi mund të kryhej pa dijeninë e Farage, ndërsa Jukes e përshkruan një prej projekteve si “jashtë regjistrave”. Vetë Farage shfaqet në një takim me donatorët e rremë duke përgëzuar suksesin e një sondazhi, por Reform UK mohon se ka kryer shkelje dhe thotë se ka qenë objekt i një kurthi nga aktivistë që u paraqitën si financues. Partia ka nisur një hetim të brendshëm, ndërsa kryetari Lee Anderson tha se dy zyrtarët nuk pritet të rikthehen në detyrë. Laburistët dhe Liberal Demokratët kanë kërkuar hetim nga policia dhe Komisioni Zgjedhor. Skandali shpërthen pikërisht në momentin kur Farage përpiqet të paraqesë Reform UK si një alternativë qeverisëse dhe pritet të prezantojë në Birmingham planin e partisë për 100 ditët e para në pushtet.

Top Channel/ Operacione nga policia e Vlorës, kapen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale
04/11 11:23
Top Channel/ Thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për 53-vjeçarin, dyshohet se…
04/11 11:21
Top News – U tha se e vrau ariu, por… Policia heton për vrasje, viktimës iu gjet plagë plumbi
04/11 10:43
Top Channel/ Aksident fatal në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi braktis makinën dhe…
04/11 10:03
Top Channel/ Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse i vihet “Benz”-it në garazh
04/11 10:00
Top News – Një i vdekur nga aksidenti në Durrës. Shoferi çon viktimën në spital dhe më pas largohet
04/11 09:59
Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50