Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen gjatë ditës së djeshme mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinajt. Teksa përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale e ka cilësuar konfliktin si banal dhe brutal, kryeministri Edi Rama tha se qeveria do ta shpronësojë zonën në Palasë ku parashikohet të ndërtohet një resort dhe do ta kthejnë në ullishte.