Top News – Rikthehet energjia në Spanjë e Portugali / Brohorima nëpër rrugë, miliona euro humbje
29/04/2025 11:51

Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë të martën pasi një ndërprerje masive goditi gadishullin Iberik, duke lënë pasagjerët të bllokuar në trena dhe qindra ashensorë, ndërsa miliona njerëz mbetën pa sinjal në telefonat e tyre dhe pa akses në internet. Operatori i energjisë në vend tha se energjia elektrike ishte rikthyer në më shumë se 90 për qind të territorit të Spanjës kontinentale, në orët e para të së martës. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në kryeqytetin e Portugalisë. Pothuajse asnjë cep i gadishullit, i cili ka një popullsi të përbashkët prej gati 60 milionë banorësh, nuk i shpëtoi ndërprerjes të energjisë. Megjithatë, ende nuk dihet pse ndodhi kjo ndërprerje ndonëse në rrjetet sociale u përhapën thashetheme se kishte pasur një sulm kibernetik. Kryeministri portugez, Luis Montenegro, tha se burimi i ndërprerjes “ka gjasa të jetë në Spanjë”. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se “të gjitha shkaqet e mundshme” janë duke u analizuar dhe paralajmëroi publikun që “të mos spekulojë”, për shkak të rrezikut të “dezinformimit”. Sanchez tha se rreth 15 gigavat energji elektrike, më shumë se gjysma e konsumit në atë moment, “u zhdukën papritur” brenda rreth pesë sekondash. Kryeministri spanjoll nuk ishte në gjendje të thoshte se kur do të rikthehej plotësisht energjia në Spanjë dhe paralajmëroi se disa punëtorë do të duhej të qëndronin në shtëpi të martën. Kryeministri portugez Montenegro, tha se energjia në Portugali do të rikthehej “brenda disa orëve”. Rreth 6.2 milionë nga 6.5 milionë familje në Portugali u furnizuan sërish me energji gjatë natës, tha operatori kombëtar i rrjetit elektrik. Ndërprerja e energjisë preku për pak kohë edhe jugperëndimin e Francës, ndërsa në Marok pati ndërprerje të shërbimeve të disa operatorëve të internetit dhe sistemeve të regjistrimit në aeroporte. Kryeministri spanjoll Sanchez, tha se ndërprerja e energjisë elektrike mesditën e së hënës shkaktoi “probleme serioze” dhe “humbje miliona euroshe për bizneset, kompanitë dhe industrinë”. Ndërprerjet e rrymës shkaktuan anulimin e shumë fluturimeve nga Madridi, Barcelona dhe Lisbona.

Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
DIGITALB DIGITALB