Në Ditën Botërore të Mjedisit, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u bën thirrje të gjitha bashkive dhe komunave të ndikojnë në uljen e ndotjes mjedisore nëpërmjet krijimit të hapësirave të gjelbra, reduktimit të trafikut dhe kujdesit në zonat ku ndërtohet, pasi kështu ndikojnë direkt në uljen e sëmundjeve respiratore.