Top Channel/ SKANDALI! Burri i ministres Ibrahimaj godet me thikë drejtorin e Kredive
26/04/2024 19:39

Ish drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj ka kallëzuar në polici në 20 nëntor 2023, bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj, se e ka qëlluar me thikë për shkak të detyrës. Në kallëzim, Koshaj deklaron se ka qenë mëngjes kur ai po ecte në rrugën “Tefta Tashko Koço” dhe prej një lokali ka dalë bashkëshorti i ministres Andi Ibrahimi, i cili i ka kërkuar të sqaroheshin në një ambient aty pranë. Koshaj nuk ka pranuar dhe më pas Ibrahimaj, sipas kallëzimit të Drejtorit në Polici, e ka ofenduar dhe e ka goditur me thikë. Ai deklaron më tej se ngjarja lidhet me pozicionin e tij të punës, pasi Andi Ibrahimaj ka menduar se drejtori nuk i ka rinovuar kontratën e punës një mikut të tij. Top Channel mëson se policia e ka referuar kallëzimin në prokurori për goditje për shkak të detyrës. Mësohet se autori nuk është kapur në momentin kur është bërë kallëzimi dhe prokurori ka kërkuar të ndiqet në gjendje të lirë. Lidhur me këtë rast ka reaguar sot edhe Policia e Shtetit, e cila ka bërë të ditur se “Më datë 21.11.2023 i është marrë kallëzimi shtetasit E. K. se, në rrugën “Tefta Tashko Koço” është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga shtetasi A. I. Shtetasit E. K. i është dhënë vendim mjeko-ligjor. Në vijim të veprimeve dhe në zbatim të detyrave të lëna nga prokurori i procedimit penal i është marrë deklarim shtetasve A. I., E. M. e O. M. dhe materialet janë referuar në prokurori më datë 04.12.2023 për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A. I”.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06