Duke filluar nga dita e hënë termometri pritet të shënojë një ulje prej pesë gradësh. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas një fundjave me mot të nxehtë dhe me temperatura gjithnjë në rritje, në fillimjavë vendi pritet të përfshihet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të zbusin të nxehtin afrikan që na ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre ditëve.