Top Channel/ Polici përndjek e përplas me makinë kolegen. Në 2022 u “dogjën” për një puthje
10/05/2024 19:21

Një puthje mes dy kolegëve policë në Vlorë iu kushtoi të dyve pezullimin për disa kohë nga detyra e më pas transferimin. Por, historia mes të dyve duket të mos jetë mbyllur me kaq. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka shpallur në kërkim efektivin, Festim Xhafa pasi rezulton që në datë 3 maj të ketë përplasur me automjetin e tij ish-kolegen e komisaritatit të Vlorës, Viola Çuka. Ngjarja ka ndodhur përgjatë Bulevardit kryesor të Himarës, ndërsa pas aksidentit Festim Xhafa është larguar me shpejtësi për ta braktisur më pas automjetin në Vlorë. Sipas Agjencisë së Mbikqyrjes policore, mbi policin Xhafa rëndojnë disa vepra penale si përndjekje, dhunë në familje dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. Mes të dyve dyshohet të ketë pasur një lidhje intime që shkaktoi pezullimin e të dyve nga detyra në korrik të vitit 2022, kur në rrjetet sociale u publika një foto, teksa dy efektivët putheshin brenda automjetit të policisë në shërbim. Pezullimi zgjati pak kohë dhe Festim Xhafa u transferua në komisariatin e Himarës, me detyrë inspektor, ndërsa Viola Çuka rinisi punë në drejtorinë e policisë së Vlorës si punonjëse e policisë së rendit. Ndarja, dyshohet të jetë bërë shkak për përndjekjen dhe përplasjen e polices nga ish-kolegu. Ishte kjo e fundit që pas aksidentit e kallëzoi penalisht Festim Xhafën në polici.

Top Channel/ ‘Ju mund të ikni, ju dëgjuam 3 orë’, Manja Opozitës: Atë që se bëtë në verë e bëni…
02/10 13:28
Top Channel/ ‘E kuptoj qëndrim politik të palëve’, Manja te Ligjet: Ky është projektligji ynë, ju…
02/10 13:27
Top News – Hila procedohet penalisht. Një nga viktimat denoncon shpërndarjen, jo regjistrimin
02/10 13:18
Top Channel/ Fundjava me diell, Tetori i ngrohtë, temperaturat shkojnë deri në 29 gradë celcius
02/10 13:15
Top Channel/ Dëshmia e Ardian Hilës, pranoi se kamerat i ka vendosur vetë, por nuk i ka shpërndarë
02/10 13:14
Top Channel/ ‘5000 firma në Dimal dhe Përrenjas shpulla mbrapsht’, Bylykbashi: Kjo reformë farsë…
02/10 13:13
Top Channel/ Vatrat e zjarrit rrezikuan banesa në disa zona të Lezhës, bashkia mbledhje urgjente
02/10 13:05
Top Channel/ Manja shpërthen në të qeshura, Zegjineja: Xhelal të dëgjova ty dy orë, bërë plazh dhe..
02/10 12:56
Top Channel/’Zegjineja që jep këshilla standard i lartë’, Mziu: Akshi, SHISH dhe…
02/10 12:56
Top News – Tirana nuk u konsultua për ‘Territorialen’. Tabaku: Kuvendi të shohë letrën e Veliajt
02/10 12:54
Top News – Erion Braçe hyn mes protestuesve, ‘e shpëton’ Tritan Shehu
02/10 12:53
Top Channel/ Durrësi kujton zbulimin e monumentit antik, gërmimet vijojnë edhe pas 60 vjetësh
02/10 12:51
Top Channel/ 77% e rasteve te gratë mbi 50 vjeç, ulet vdekshmëria dhe apelohet për kontrolle
02/10 12:51
Top Channel/Këngëtari përndiqte vajza, arrestohet në Fier Erind Xhaferi, e denoncuan vajzat e mitura
02/10 12:46
Top Channel/ Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë, por bizneset në jug humbasin miliona
02/10 12:44
Top Channel/ Tensione në tubimin para Kuvendit, protestuesi tenton të godasë me tabelë Erion Braçen
02/10 12:42
Top Channel/ Zjarri përfshin ullishtet në Peqin, ndërhyhet edhe nga ajri
02/10 12:40
Top Channel/ Me pankarta dhe thirrje ‘Arresto Ballukun’, protestohet përpara Spak
02/10 12:39
Top Channel/ Rama kërkon cilësi në turizëm, pas rritjes së vizitorëve synohen shërbime më të mira
02/10 12:28
Top Channel/ “Po pastrojmë Shqipërinë”, Rama vlerëson SPAK, por shpreh rezerva për paraburgimin
02/10 12:26