Meta padit kreun e KED/ Presidenti: Dvorani ka shkelur ligjin me qëllim
15/11/2019 19:45

Ilir Meta do të kallëzojë penalisht kryetarin e KED, Ardian Dvorani, duke i kërkuar drejtësisë dënimin e tij nga 2 deri në 7 vite burg. Kallëzimin e tij, kryetari i shtetit e mbështeti në akuzën se Ardian Dvorani në shkelje flagrante te Kushtetutës e ka vendosur Presidentin në pa mundësinë për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Pa i përmendur emrin Meta reagoi për deklarimet e Kryeministrit në parlament se për Kushtetuesen është konsultuar me ekspertë të huaj. Meta si Presidentit përforcoi edhe një herë kërcënimin për t’iu drejtuar popullit. Ardian Dvorani përmes një reagimi për mediat u shpreh i gatshëm për tu përballur me ligjin, si një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet Reforma në Drejtës, sipas tij. paralajmërimi për kallëzimin penal të Dvoranit, erdhi në të njëjtën ditë kur skadoi edhe afati për depozitimin e kandidateve për KED-në e vitit 2020 në zyrën e Presidentit. Me këtë lëvizje duket se Meta kërkon të zgjidhë konfliktin me Dvoranin, jo vetëm duke e dënuar penalisht por edhe duke e përjashtuar nga drejtimi i KED-së. Pasi neni 221 i ligjit për organet e sistemit te qeverisjes së drejtësisë, parashikon se kandidatët të cilët janë në hetim, përjashtohen nga shorti. Ligji parashikon se anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë është edhe kryetar i KED e në kushtet kur Dvorani është anëtar i vetëm i kësaj gjykate ai rrezikon drejtimin e këtij institucioni, përmes përjashtimit nga shorti.

Top Channel/ Ndihmës sekretari i SHBA me gjyqtarë e prokurorë: Mos u dorëzoni, mbështetemi te ju
19/03 12:26
Top Channel/ Vjedhje spektakolare e argjendarisë, ‘Spider Man-i’, sharron çatinë dhe merr varëset
19/03 12:25
Top Channel/ Djegin makinat pas grindjes në Korçë, kamerat e sigurisë kapin adoleshentët piromanë
19/03 12:20
Top Channel/ “Sazani, xhevahiri i Mesdheut”, Rama për investimet në ishull: Ofertë fantastike
19/03 12:17
Top Channel/ Shqipëria “mirë dhe lirë”, media franceze: Turizmi atje, trendi “i ditës”!
19/03 12:13
Top Channel/ Ndihmës Sekretari amerikan Robinson në Shqipëri, takon kreun e SPAK Altin Dumanin
19/03 11:56
Top Channel/ Nëna e lindi të gjallë dhe e hodhi në lumë, pamjet nga vendi ku u gjet foshnja i vdekur
19/03 11:54
Top Channel/ “Fitonin 100 mijë € në muaj”, shkatërrohet banda e kokainës. E drejtonte një shqiptar
19/03 11:49
Top News/ Hetimet për aferën CEZ-DIA. Dëshmon në SPAK ish-ministri Nasip Naço
19/03 11:16
Top Channel/ E papritura në Patos. Gruaja përfshihet në aksident, humbet edhe makinën
19/03 11:15
Top News/ Sazani si Porti i Durrësit. Rama: Shteti mund të përfshihet në investim
19/03 11:15
Top News/ Letra nga burgu i Fierit. Amnisti edhe për ‘të varfërit’ e dënuar për kultivim hashashi
19/03 10:24
Top News/ Hakmarrja pas sherrit, adoleshentët djegin dy makina në Korçë
19/03 09:55
Top News/ Dogjën dy makina gjatë natës/ Policia e Korçës vë në pranga 4 adoleshentë
19/03 09:33
Top Channel/ I vunë flakën makinës në Korçë, gjyshja: Nipi u zu me ta, na mori në telefon komshija
19/03 09:10
Top Channel/ Katër të rinj djegin dy makina në Korçë, shikoni momentin kur flakët përpijnë mjetin
19/03 09:06
Top Channel/ Begaj dekreton ligjin e Zonave të Mbrojtura, opozita gati t’i drejtohet Kushtetueses
18/03 22:30
Top Channel/ Krujë, nëna vret foshnjën. 42-vjeçarja e hodhi në bregun e lumit të Tapizës
18/03 21:42
Top Channel/ Gjyqi për divorcin mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës, ç’ndodhi në seancën e sotme
18/03 21:20
Top Channel/ Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin me biçikletë, shoferi largohet nga vendngjarja
18/03 20:48