Kumari u katërfishua që nga 2013. Bastet dhe kazinotë, paratë shkojnë jashtë
29/05/2018 20:20

Kriza ekonomike që goditi Shqipërinë pas vitit 2009 ka bërë jetën të vështirë për sipërmarrjen duke cuar në mbylljen e shumë bizneseve. Por ka një industri, që ndryshe nga të tjerat në vitet e fundit ka lulëzuar me ritme të paprecedenta e ushqyer nga dëshpërimi ekonomik i familjeve shqiptare, por edhe politikat e qeverisë. Ajo është industria e bixhozit.