Kontroll udhëtarëve nga Italia/ Në aeroport, çdo pasagjer verifikohet për temperaturë
26/02/2020 09:31

Prej tre ditësh, pas alarmit për një numër të infektuarish me koronavirus në Itali por edhe disa viktimave, në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në Rinas, janë intesifikuar kontrollet. Gjatë ditës së hënë, kontrollet e pasagjerëve janë kryer për pothuajse të gjitha linjat e fluturimit. Më prioritare janë ato që vijnë nga Italia dhe bëhet fjalë për mesatarisht 15 linja fluturimi në ditë. Siç mund të shihet në këtë kontroll, ku bëhet matja e temperaturës për të gjithë udhëtarët, një pjesë e tyre janë pajisur me maska mbrojtëse.