Gjysma e bizneseve të turizmit shmangin taksat
11/07/2018 14:49

Kontrollet tatimore kanë zbuluar se gjysma e bizneseve të turizmit punojnë në informalitet duke fshehur taksat që duhet t’i paguajnë arkës së shtetit. Drejtoria e përgjithshme e tatimeve deklaroi se dy javët e fundit inspektorët tatimor kanë kontrolluar në terren mbi 1770 biznese në fushën e turizmit, nga të cilat 49 për qind janë kapur me shkelje fiskale.