Euro rinis rënien; BSH bleu 118 milionë euro, kredi të BERZH
14/06/2018 15:22

Banka e Shqipërisë ka blerë të paktën tre herë euro në treg të lirë për të mos lejuar zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut. Top Channel ka mësuar se vetëm në një rast, banka ka blerë 118 milionë euro, të cilat ishin parashikuar të hidheshin në treg nga një kredi e BERZH për Korporatën Elektro-energjetike Shqiptare.