Dokumenti sekret i Metës lexohet në Kuvend/ Deputetët: Informacioni ishte i dobët
22/11/2019 19:42

Furia e sulmit të presidentit Ilir Meta ndaj maxhorancës së kryeministrit Edi Rama, për gjykatën kushtetuese, pas një pauze disa javore e riaktivizoi komisionin hetimor parlamentar që ka nën hetim kreun e shtetit. Me dyer të mbyllura, vetëm deputetët që kishin certifikata sigurie administruan dhe lexuan letrën Top-Sekret të SHISH e cila u përdor nga presidenti Meta në përballjen me këtë komision, si një prej tre argumentave për anulimin e 30 Qershorit. Siç edhe Top-Channel raportoi në mesin e Shtatorit, kjo letër Top Sekret me firmën e kreut të SHISH Helidon Bendo përmban dy informacione bazë. Dhunë të shtuar në protestën e opozitës të 8 Qershorit përfshi djegien e parlamentit nga një grup brenda protestuesve. Njëri prej deputetëve anëtar të këtij komisioni, që e lexoi letrën në kushtet e anonimatit i dha Top Channel këtë opinion. “Ishte një informacion shumë i dobët për t’u klasifikuar Top-Sekret dhe një arsye aspak madhore për të justifikuar vendimin e presidentit për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve më 30 qershor”. Demokrati Alban Zeneli nënkryetar i këtij komisioni kërkoi mos zvarritje tashmë që është kryer administrimi i informacioneve. Socialisti Ulsi Manja kryetar i komisionit paralajmëroi përfundimin e hetimit parlamentar së shpejti. Megjithatë mbetet e paqartë për momentin nëse ky komision do ti kërkojë parlamentit një shtyrje të dytë të afatit të veprimit pas propozimit të Taulant Ballës, për shtimin si objekt pune edhe të shkeljeve të fundit të pretenduara ndaj presidentit me Gjykatën Kushtetuese.

Top News/ Arrestohen dy protestues, hodhën molotov drejt Bashkisë dhe goditën policët
26/04 21:49
Top Channel/ Modelja Jori Delli mahnit me pozat nga pushimet luksoze në Dubai, nën shoqërinë e…
26/04 21:33
Top Channel/ Protestë në Roskovec, banorët kundër bashkisë për termocentralin
26/04 21:32
Top Channel/ “14 milionë turistë këtë vit”, Balla: Janë marrë masat, pritet…
26/04 21:10
Top News/ Nis procesi i dezinsektimit, Koçiu: Do të zgjasë deri në muajin tetor në të gjithë vendin
26/04 20:37
Top News/Burri i ministres plagos me thikë drejtorin e ATK, reagon Ibrahimaj për rastin
26/04 20:34
Top News/ Ndërhyrje e rrallë në QSUNT/ Demostrim live i operacionit në konferencë ndërkombëtare
26/04 20:28
Top Channel/ Kreu vjedhja disa orë pasi përfitoi nga amnisita, Balla: Nuk i rezistoi tundimit
26/04 20:11
Top Channel/ Balla për mediat: Presim më tepër se 14 milionë turistë, ja cilat janë masat e marra
26/04 20:11
Top Channel/ Armëmbajtja pa leje sfidë, Balla: Luftë kundër këtij fenomeni, pritet të…
26/04 20:10
Top News/ Rithemelimi në mbrojtje të Rai-t: Dënojmë shpifjet ndaj gazetarëve italianë
26/04 20:03
Top Channel/ Skandali! Reagon Ibrahimaj: Nuk pati prova për goditjen me thikë, burrit i kërkova…
26/04 19:40
Top Channel/ SKANDALI! Burri i ministres Ibrahimaj godet me thikë drejtorin e Kredive
26/04 19:39
Top Channel/ Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve, mungon lista zyrtare nga burgjet
26/04 19:35
Top Channel/ Sarandë, 2 vite burg biznesmenit që ndërtoi pa leje. Pallati 7 katësh i kalon shtetit
26/04 19:34
Top Channel/ “Patriot, kush i kthehet tokës”, Begaj: Emigracioni po rrezikon edhe bujqësinë
26/04 19:34
Top News/ Përfitoi nga amnistia por nuk i rezistoi tundimit për të vjedhur, Balla: Reaguam në kohë
26/04 18:29
Top Channel/ Nis procesi i dezinsektimit nga Shkodra, ministrja Koçiu dhe Beci japin detaje
26/04 18:05
Top News/ Basha nis takimet me diasporën. Kreu i PD zyrtare në Itali për votën e emigrantëve
26/04 16:08
Top News/ Lulzim Basha i paraprin Edi Ramës, nis nga Italia takimet me diasporën
26/04 15:42