Katalonja i ka bërë një kërkesë të fuqishme për pavarësi qeverisë spanjolle me rastin e festës kombëtare të Diadës. Në Barcelonë, ashtu si dhe në zona të tjera të rajonit, qindra-mijëra persona kanë krijuar një zinxhir njerëzor prej 400 kilometrash për të kërkuar zhvillimin e një referendumi për shkëputjen nga Spanja.