30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, Gjermania feston
09/11/2019 12:39

Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të Berlinit. Në ceremoninë kryesore merr pjesë presidenti gjerman, Steinmeier, kancelarja Merkel dhe personalitete të rëndësishme nga bota. Ka një javë që kryeqyteti gjerman, Berlin është kthyer në epiqendrën e aktiviteteve kryesore që shënojnë festimin e 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Më shumë se 200 aktivitete gjatë gjithë javës janë zhvilluar në këtë qytet që nga e hëna. Sot në Berlin zhvillohet ceremonia kryesore festive me pjesëmarrjen e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kancelares Merkel dhe personaliteteve të ndryshme politike nga bota. Presidenti Steinmeier ka ftuar në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit edhe presidentët e Polonisë, Hungarisë, si edhe Çekisë e Sllovakisë, asokohe të bashkuar në Çekosllovaki. Zhvillimet në këto vende socialiste, luajtën atëherë një rol të rëndësishëm edhe në rënien e Murit të Berlinit. Një vend i rëndësishëm përkujtimor për viktimat e Murit në Berlin është Rruga Bernauer, simboli i ndarjes së Berlinit, sepse muri kaloi në anën lindore të shtëpive. Një bllok betoni prej 22 metrash të kujton sot, se këtu pas ngritjes së murit, njerëzit hidheshin nga dritaret dhe disa prej tyre humbën edhe jetën. Bashkimi kërkon kohë Bashkimi i Gjermanisë, sipas kancelares Merkel do të kërkojë më shumë kohë, se mendohej. “Tek disa, ku u mendua se Lindja dhe Perëndimi do të bëheshin njësoj, duket sot se ka për të zgjatur një gjysmë shekulli e ndoshta edhe më shumë, tha Merkel për gazetën gjermane, “Süddeutschen Zeitung”. Një nga shkrimtarët më të njohur gjermanolindorë, Christoph Hein kritikoi mënyrën si u krye bashkimi. “Nuk pati bashkim, por një anëtarësim, që mund ta quash edhe aneksim”, tha ai për gazetën “Neues Deutschland” të shtunën. Megjithë zërat kritikë, më shumë se dy të tretat e gjermanëve e quajnë rënien e Murit si rast fatlum. Ipeshkvi i Kölnit, kardinali Rainer Maria Woelki shprehet në radio se “më 9 nëntor 1989 ishim populli më i lumtur i botës.” Në mbrëmje zhvillohet një koncert i madh para Portës së Brandenburgut me artistë nga bota dhe ku flasin edhe dëshmitarë të kohës. Në disa vende të shtunën, si në kishë, “Zion -Gethsemanekirche”, në Galerinë e njohur si East Side Gallery dhe në Qendrën e Stasit kujtohet revolucioni paqësor, që solli kthesën në historinë gjermane./DW

Sot tjetër baticë në Venecia, pritet rritje e nivelit të ujit
17/11 14:30
500 vjetori i Havanës, spektakël fishekzjarresh për themelimin e qytetit
17/11 14:24
Shkolla franceze, gatim me zero shpërdorim!
16/11 19:08
Pipi Çorapegjata, një muzikal i ri në Stokholm
16/11 19:01
“Jelekët e Verdhë”/ Në shesh për përvjetorin e parë të lëvizjes
16/11 18:54
Përmbytjet në Venecia; qyteti mbetet në alarm të kuq!
16/11 18:47
Dimri erdhi… borë dhe acar në kontinent!
16/11 18:45
Iran/ Protesta kundër racionalizimit të naftës
16/11 17:02
Festë në Havana/ Kuba feston 500 vjetorin e kryeqytetit
16/11 16:10
Dëshmia në hetimin e Trump/ Deklarimet e forta të ish Ambasadores amerikane në Kiev
16/11 13:28
Fluturimi rekord/ Nju Jork-Sidnei, 19 orë e 30 minuta
15/11 21:24
Hetimi i Presidentit/ Dëshmon ish ambasadorja e SHBA në Ukrainë
15/11 20:21
Premtimet e Oliverit për zgjerimin dhe fqinjësinë e BE-së
15/11 18:10
Koreja e Veriut për Biden: Qen i tërbuar, duhet të goditet për vdekje me shkop
15/11 18:05
Itali, përmbytje dhe dëborë/ Venecia në emergjencë nga uji. Në veri dëbora shkon 70 centimetra
15/11 15:57
Trump i kërkon Koresë së Jugut më shumë para për ushtarët
15/11 13:28
Terapi kundër homoseksualitetit? Thuhet se ka ndryshuar orientimin e njerëzve…
15/11 13:20
“Merrni luftëtarët e ISIS”/ Pompeo i drejtohet shteteve të origjinës së xhihadistëve në Siri
15/11 13:01
“Bëni reforma”/ Kryeministri grek mesazhe për Tiranën dhe Shkupin
15/11 12:35
Fëmija gjeni! 9-vjeçari gati të mbyllë Bachelor- in
15/11 12:25