Në ndihmë të balenës - VIDEO
21/04/2017
Për t’i ardhur në ndihmë një balene, duhet patjetër shumë guxim, por të hidhesh nga 12 metra lartësi fare pranë saj, duhet akoma edhe më tepër guxim.

Balena kishte ngecur në rrjetë peshkatarësh, e cila e pengonte të notonte normalisht.

Në video shfaqen anëtarë të bordit të anijes “Cheikh El Mokrani” në Bahamas që shikojnë balenën e madhe të ngecur në rrjetën e peshkimit.

Pas një momenti pauze, një prej anëtarëve të ekuipazhit u hodh nga 12 metra lartësi për të përfunduar fare pak metra larg balenës.

Atij i është bashkuar edhe një tjetër person, e të dy së bashku e lirojnë balenën nga rrjeta.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.