Regjistrimi në fakultet, kuotat e pranimit
15/08/2013
Regjistrimi në fakultet, kuotat e pranimit
Kandidatët për studentë në fakultetet publike te vendit kane perfunduar regjistrimin per deget e preferuara, nepermjet aplikimit te bere online ne faqen zyrtare te MASH.

Qe prej dates 5 gusht Ministria e Arsimit dhe Shkences hapi zyrtarisht procesin e regjistrimit te kandidateve nepermjet plotesimit te formularit A3.

Edhe me kuotat e ketij viti vazhdoi politika per nje arsim te larte te liberalizuar, ku u vu re nje rritje e kuotave ne pjesen me te madhe te fakulteteve. Sipas kuotave te ketij viti per cilklin e pare te studimeve te larta me kohe te plote, te miratuara nga Keshilli i Ministrave, do te kene mundesi te regjistrohen 31 mije studente, nje numer ky i rritur ndjeshem krahasuar me nje vit me pare ku u pranuan rreth 26 mije kandidate.

Edhe kete vit arsimi i larte vijoi me filozofine e nje arsimit te larte te liberalizuar, duke i dhene mundesi me shume se gjysmes se maturanteve per te kryer studime. Rreth 750 kuota kete vit jane rezervuar per studentet qe vijne nga jashte, per njerezit me aftesi te kufizuar sic jane te verberit, para dhe tetraplegjiket, e gjithashtu studentet qe i perkasin komuniteteve rome dhe egjiptiane.

Nuk jane lene jashte vemendjes shtetasit e huaj per te cilet Ministria e Arsimit dhe Keshilli i Mnistrave kane miratuar 100 kuota te lira. Nderkohe kuotat per studimet e larta ne ciklin e pare ne sistemin part-time u miratuan disa dite me pare me nje VKM i cili percaktoi 9402 vende te reja. Tarifat e studimit kete vit kryesisht nuk kane pesuar ndryshime e do te variojne nga 500 – 1500 leke te reja per cdo dege. Cdo kandidat, sipas rregullit, duhet te pajiset me faturen e pagese se tarifes se deges se studimit, me te cilen do te paraqitet ne sekretarine e fakultetit ku deshiron te regjistrohet.  

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 125 125.7
GBP 196.5 197
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2063.11
+5.47
+0.27%
FTSE 100 6520.98
-99.50
-1.50%
NASDAQ 4986.87
+28.40
+0.57%
FTSE MIB 22460.71
-109.24
-0.48%
CAC 40 4790.20
-79.62
-1.63%
DAX 10944.97
-138.23
-1.25%
HANG SENG 26250.03
+283.05
+1.09%
Nikkei 225 20235.73
+125.78
+0.63%
S&P/ASX 100 4554.70
+31.50
+0.70%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.