“Ishte faji im, duhet të kisha bërë diçka”, Mbappe merr përsipër dështimin e PSG në Champions League

10/05/2024 09:04

Pavarësisht se duhej të ishte mbrëmja e tij, Kylian Mbappe rezultoi një dështim total gjatë ndeshjes përballë Dortmund.

Numri 7 i PSG ka zhgënjyer tërësisht duke e cilësuar veten përgjegjës për eleminimin nga Champions League në gjysmëfinale.

Mediat nuk janë kursyer ndaj skuadrës së PSG dhe trajnerit Luis Enrique, por Mbappe si kapiten ka marrë kritikat më të shumta.

“I pari që duhej të kishte bërë diçka në këtë gjysmëfinale isha unë. Ishim shumë pranë, një hap larg finales, por kemi dështuar dhe unë mbaj përgjegjësinë që më takon”, deklaroi sulmuesi i PSG-së.

Pas autokritikës ai lavdëroi punën që skuadra bëri për të arritur kualifikimin deri në gjysmëfinale.

“Champions League ishte një nga objektivat tanë të rëndësishëm në këtë sezon. Treguam se ishim në gjendje të shkonim shumë larg në këtë kompeticion. Por nëse e marrim sezonin në tërësi, pavarësisht këtij zhgënjimi jo të vogël, unë nuk do ta quaja dhe aq të keq. Jemi të vetëdijshëm se nga ne pritej shumë, pritej të shkonim së paku në finalen e Champions, por Dortmundi…”, tha Mbappe.

Top Channel