Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin për ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, e akuzuar për korrupsionit pasiv, si dhe për Laura Shteton, Vladimir Topin dhe Silvi Shehin.

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me katër vite burg, që ulen në 2 vite e 8 muaj. Po ashtu Apeli vendosi edhe për Laura Shteton, Vladimir Topin dhe Silvi Shehin, duke i dënuar me 8 muaj burg secilin.

Sipas SPAK, specialistja e nivelit të lartë, Laura Shteto, Vladimir Topi, administrator i kompanisë “Dricons” dhe inxhinieri, Silvi Shehi, i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e supervizimit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.

Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post, u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Duro dhe Shteto i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërkohë që sipas SPAK, nga audio përgjimet për ryshfetin e marrë nga zyrtarja e lartë, rezultojnë të dhëna për dyshime për abuzime me fondet shtetërore, ku punonjës me funksione shtetërore përcaktonin fituesit e tenderave kundrejt përfitimeve monetare.

 

Top Channel