Inside Story/ Pensionisti letër gjykatës për zvarritjet e pajustifikuara të proceseve: Janë duke më ngrënë morrat…

08/05/2024 22:05

Pashk Nokaj duke mos gjetur zgjidhje dhe arsye për vonesën e këtij procesi i është drejtuar me një letër kryetarit të gjykatës ku i shpjegon gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet.

Ai i kërkon shqyrtim e çështjes sa më parë.

‘Në një letër që i bëra kryetarit të gjykatës i thash janë duke më hanger morrat s’kam sapun të lahem, më dhemb barku për bukë skam pare të ble bukën 114 mië lekë më ka dalë pensioni. a mund të jetojë një njeri?’ u shpreh Pashk Nokaj, qytetar.

Por kjo çështje nuk është e vetmja me të cilën po përballet Pashk Nokaj. Ai emigroi në Shtetet e Bashkuara pas viteve 90. Kur u kthye në shtëpinë e të parave të tij, u përball me një situatë të paimagjinueshme.

‘Kur kom shku te shtëpia me u interesu më ka dalë një njeri dhe më ka thënë kjo është shtëpia ime, si more shtëpia jote. ata kishin montu dokumente të tjera mbi shtëpinë time dhe e kishin shitur’ u shpreh Pashk Nokaj, qytetar.

Në këtë rast e vetmja gjë që I mbetet për të bërë në këtë situatë është nisja e një procesi gjyqësor. Por kjo ka mbetur pezull për shkak se për hapjen e procesit fillimisht nevojitet që Agjencia e Kadastrës, të anulojë veprimet që dikur ishin kryer nga ish drejtoria e ALUIZNIT.

‘Kam një çështje tepër të çuditshme shtëpinë time bashkë me vëllanë tim me vërtetim pronësie të regjistruar, vërtetimi i pronësisë është i barabartë me certifikatën e pronësisë në tokën time me të gjitha dokumentet ma ka shitur drejtoria e aluiznit lezhë, drejtoria e ASHK Kurbin’ u shpreh Pashk Nokaj, qytetar.

‘Gjyqi penal nuk vazhdon se drejtoria e përgjithshme as nuk i ka anuluar veprimet që më kanë marrë shtëpinë as nuk më ka dhënë vërtettimin që këto veprime janë të rregullta për të vazhduar procesin gjyqësor. nuk mund të shkoj në gjyq pa vërtetimin’ u shpreh Pashk Nokaj, qytetar.

Top Channel